Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi në Shkup tha se është me rëndësi që Maqedonia e Veriut mos ta ngadalësojë, por ta shpejtojë punën për miratimin e reformave me qëllim anëtarësimin në BE, përcjell TV21. Varhelyi pas mbledhjes së 16-të të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim tha se është i bindur se vendi do të bëhet pjesë e BE-së, por që nuk është i sigurt që kjo do të ndodhë në vitin 2030.
“Kjo është hera e parë që kemi një mbledhje të Këshillit, këtu në Shkup, shpresoj që kjo mos të jetë e fundit që unë marr pjesë këtu në Shkup. Kjo mbledhje ka treguar një nivel të lartë të afërsisë që kemi me Maqedoninë e Veriut dhe gjithashtu ka treguar dhe demonstruar marrëdhëniet e forta dhe të thella që kemi me këtë vend. Kjo gjithashtu duhet të kuptohet si sinjal i fuqishëm politik nga ne, nga BE-ja, drejt Maqedonisë së Veriut. Çfarë kjo mbledhje simbolizon, është që Maqedonia e Veriut do të bëhet shtet anëtarë i BE-së”, tha Oliver Varhelyi.