Ftesat e Murat Yakin i janë konfirmuar edhe Xhakës e Shaqirit për ndeshjen Bjellorusi-Zvicër.
Ndeshja do të luhet me 25 mars në Novi Sad, pasi që Bjellorusia nuk lejohet të organizojë ndeshjet në territorin e saj për shkak të përfshirjes në pushtimin rus të Ukrainës.
Prania e Shaqirit në fushë është ende në dilemë për shkak të një dëmtimi muskular që ka pësuar së fundi.
Xhaka e Shaqiri janë dy lojtarët më të urryer në Serbi ngase e kanë eliminuar këtë shtet dy herë nga Botërori.