Ulet çmimi i dizelit në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetik ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, sipas të cilës dizeli dhe EUROSUPER-95 do të lirohen për dy denarë.

Nga mesnata EUROSUPER-95 do të shitet për 81,5 denarë për litër,

EUROSUPER-98 do të shitet për 85.5 denarë për litër

EURODIESEL do të shitet për 75,5 denarë për litër

Çmimi i EUROSUPER-98 mbetet i pandryshuar, gjegjësisht 85,5 denarë për litër.

Çmimi i vajit ekstra i lehtë mbetet i njëjtë prej 76.5 denarë.

Share post: