18/07/2024

Sektori për Punë të Brendshme Shkup (SPB) dje ka kryer kontrolle të intensifikuara në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 172 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 172 masa, nga të cilat 38 masa për ngasje me shpejtësi të lejuar, 14 masa për ngasje pa patentë shofer, katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

Pesë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, nëntë masa për kalim në semaforë të kuq, gjashtë masa për mospërdorim të rripit të…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.