08/02/2025

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i shoqëruar nga ministra dhe pjesëtarë të tjerë të Bashkimit Demokratik për Integrim, takuan sonte qytetarët e lagjes Dizhon 1 në komunën e Çairit.

Grubi përpara të pranishmëve shpalosi platformën “Bashkë për Europë”, numëroi sukseset e kësaj qeverisjë si dhe zhvilloi bashkëbisedim më banorët për të shkëmbyer ide për punët e realizuara deri më tani dhe realizimin e projekteve për të ardhmen.

Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, Grubi shkruan se qytetarët mbështesin fuqishëm idenë e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Postimi i plotë:

Njëzëri, të gjitha këshillat vendor të degës Çair, përfshirë edhe Dizhonin 1, me pjesëmarrje më masovike se kurdoherë tjetër, janë rreshtuar me Ali Ahmetin dhe frontin europian të prirë nga BDI.
Sa shumë njerëz në këshilla vendor vijnë të dëgjojnë e të flasin, të shprehin përkrahje dhe të shprehēn lirshëm në mbështetje të Ali Ahmetit.
Faleminderoj dhe uroj organizatorët, fqinjtë e mi nga Dizhoni 1 për këtë bashkëbisedim sonte.
Ne duam që të bëhemi bashkë dhe të na lejojnë të punojmë!
Sa më të bashkuar, aq më të fortë!
#bashkë
https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/758673275622193