16/02/2025

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përmbyllur ditën e djeshme me një postim në rrjetin social Facebook, dedikuar Ditës Ndërkombëtare të Grave – 8 Marsi.

Në urimin e tij për këtë festë, Grubi ndër të tjera shton se 8 Marsi i këtij viti solli edhe një festë tjetër për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

Statusi i plotë:

Një gërshetim unik dhe të paharruar festash solli 8 marsi i këtij viti, Ditën ndërkombëtare të gruas dhe Korridorin 8!
Ndonëse dita e sotme kaloi nën euforinë e nënshkrimit të marrëveshjes historike për Korridorin 8, më lejoni që të uroj të gjitha gratë të kenë kaluar çaste të këndshme festive dhe të shpreh mirënjohjen time të thellë për rolin e tyre të jashtëzakonshëm në zhvillimin e vendit!
Gëzuar 8 marsin!