Në spektaklin e radhës të Big Brother VIP Albania ndodhën të tjera situatat interesante, debate e befasi për disa prej banorëve.
Teksa një nga momentet më të veçuara të mbrëmjes ishte edhe eliminimi i një prej banorëve të nominuar.
Nga e shtuna e kaluar deri natën e sotme (e martë) u hap një televotim për tre banorët Olta Gixharin. Armaldo Kllogjeri dhe Kristi Aliaj.I konsideruar si një prej nominimeve më të forta të këtij edicioni të BBVA, të tre si kurrë më parë u sollën në studio për të kuptuar se cili nga ta do të largohej.
Banori i eliminuar pas 75 ditësh qëndrimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte Kisti Aliaj, megjithatë ai u rikthye sërish pasi i qëlloi bileta e fatit për të vazhduar rrugëtimin. /Telegrafi/