Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski ka folur sot për rëndësinë e projektit Korridori 8 dhe 10-D.
Në fjalimin e tij Kovaçevski u shpreh se ky investim kapital i cili kap shifrën e 1. 3 miliardë eurove, do të plotësoj të gjitha kushtet e duhura infrastruktorore me rrugë super moderne që do t’i jep vendit tonë rëndësinë gjeostrategjike.
“Realizimi i këtij projekti është i një rëndësie të madhe gjeostratetike. Një investim kapital në vlerë 1.3 miliardë euro, ndërtimi i së cilës do të plotësoj të gjitha kushtet dhe standardet e nevojshme moderne. Kemi thënë se ndër prioritetet e kësaj qeverie është dhe investimi në infrastrukturë, ndaj jam i lumtur që po realizojmë me sukses një nga këto prioritete tonat”, deklaroi Kovaçevski.