Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, në periudhën prej orës 17:00 deri në ora 23:00, është kryer kontroll i intensifikuar aksionar në zonën e komunikacionit në territorin e vendbanimit Draçevë në Shkup.
Nga atje njoftojnë se gjatë kontrollit janë sanksionuar 120 shoferë, nga të cilët 80 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 10 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, dy gjoba janë shqiptuar për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit. “Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, njofton MPB.