Mundësi Besir Alili ka arritur sukses të madh në turneun “Dan Kollov-Nikolla Petrov” në Sofje të Bullgarisë, përcjell TV21.
Mundësi shqiptar nga Maqedonia e Veriut fitoi medaljen e bronztë, pasi mposhti R.Kovaç nga Rumunia.
Paraprakisht Alili triumfoi ndaj M. Rahimi nga Irani (4:3), kurse në gjysmëfinale pësoi disfatë nga turku A. Duman me 11:0.