10/12/2024

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, Kim Kardashian është marrë në pyetje nga FBI.

Sipas Daily Mail ajo është parë teksa ka festuar në Las Vegas teksa po festonte me Joe Lowe, një biznesmen malajzian në arratisje.

Lowe akuzohet për për përvetësim të miliarda dollarëve nga një firmë strategjike në Malajzi.

Kim thuhet se ka pranuar dhurata që kapin vlerën e mijëra eurove nga Lowe. Më 2009 kur Kim kishte ditëlindjen ai i ka bërë një dhuratë me vlerë 50,000 dollarë.

Që nga ajo kohë duket se dhuratat me çmime marramendëse deri në 250.000 euro, kanë vijuar të llastojnë Kim Kardashian.

Kardashian është takuar me Lowe vetëm gjashtë herë, por ata mbajtën kontakte me mesazhe, ku biznesmeni i premtoi se do t’i dhuronte gjerdan me diamant dhe piktura të shtrenjta.

Biznesmeni malajzian mori pjesë në dasmën e Kim Kardashian me Kris Humphries në vitin 2011 dhe i dha asaj 305,000 dollarë si dhuratë martese, të cilat ajo i përdori për të blerë një Ferrari të bardhë.