Moderatorja Einxhel Shkira fitoi zemrën e publikut gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të “Big Brother Vip”, ku arriti të ishte dhe një nga katër finalistët. Historia e saj e dashurisë me Dj Dagz brenda shtëpisë së “BBV1” mori vëmendje të madhe, një lidhje të cilën ata e kanë vazhduan edhe jashtë dhe sot janë prindër të një djali, i cili quhet Trev.
Einxhel gjithmonë reagon në rrjete sociale, duke shprehur mendimin dhe qëndrimin e saj në lidhje me çështje të ndryshme sociale. E moderatorja nuk mund të mos reagonte edhe për krimin makabër të Dan Hutrës, i cili u mori jetën 3 grave ditën e djeshme. Einxhel ka postuar një status në Twitter.