Një 72-vjeçar nga Strumica ka humbur jetën nga një aksident me traktor, përcjell TV21.
“Me datë 01.03.2023 në Stacionin Policor të Strumicës është raportuar se V.M.(72) nga fshati Veljusë i Strumicës, duke drejtuar traktor në arën në rajonin ndërmjet fshatit Angelci dhe Veljusës, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur me traktor. Nga plagët e marra, V.M. ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave të Strumicës ka konstatuar vdekjen”, thonë nga MPB.