Edon Zhegrova është duke kaluar momentet më të mira në karrierën e tij të deritashme. Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës po tregon formë shumë të mirë në kampionatin francez, me skuadrën e tij Lille.
Zhegrova së fundi i ka bërë vetes dhuratë një Ferrari. Është fjala për modelin Ferrari F8 Tributo, të cilin Zhegrova e ka zgjedhur me ngjyrë të kuqe.
“Dashuria ime e re. Do të punoj akoma më fort. Nuk ma bleu mami as babi, e bleva vet”, shkroi ai në përshkrimin e fotove.
23-vjeçari ka kontratë me Lillen deri në vitin 2026.