23/02/2024

Komisioni parlamentar për politikë të jashtme sot do të mbajë seancë ku tre ambasadorët e sapoemëruar të vendit për Slloveni, Spanjë dhe Zvicër do t’i prezantojnë platformat për aktivitetin e tyre diplomatik.

Siç informon nga Parlamenti, para Komisionit do të paraqiten Goran Milevski, i cili është emëruar ambasador në Slloveni, Edmond Ademi në Spanjë dhe Rexhep Demiri në Zvicër.

Në rendin e ditës të seancës së këtij Komisioni parlamentar, janë edhe dy pika – Propozim-ligji për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës dhe Propozim-ligji për ratifikimin e Protokollit 16 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.