15/01/2025

Shqiptarët sot kujtojmë 579 vjetorin e Besëlidhjes Arbërore të Lezhës.

Me këtë rast, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social Facebook shkruan se edhe pas më shumë së pesë shekujve, shqiptarët duhet të kenë udhërrëfyes pikërisht porosinë e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti –Skenderbeut për bashkim rreth idealeve kombëtare.

Statusi i plotë:

Sot kujtojmë një nga çastet historike që qëndron në piadestalet e larta të kujtesës me aktin e bashkimit kombëtar, 579 vjetorin e Besëlidhjes Arbërore të Lezhës. Ai Kuvend me nismën e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut ku princërit arbëror i dhanë besën njëri – tjetrit për lirinë e atdheut, me madhështinë e tij ka tejkaluar konceptin e kohës, porosia e tij jeton sot mes nesh edhe pas më shumë se 5 shekujsh dhe duhet të jetë udhërrëfyesi i vetëm i veprimit tonë kombëtar të së sotmes. Bashkë të pathyeshëm rreth idealeve tona kombëtare! Qoftë e përjetshme lidhja mbarëkombëtare shqiptare!
https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/744772730350185