04/10/2024

Shkup, 1 mars – Mund të konsideroni në përkushtimin dhe mbështetjen tonë për Ballkanin Perëndimor. Po punojmë shumë për të ndihmuar rajonin me mundësi të reja për bizneset dhe qytetarët dhe ta përmbushim premtimin për Ballkanin Perëndimor që të hyjë në BE, theksoi komisari evropian Oliver Varheji në video fjalimin në Forumin e Dytë Ekonomik në Shkup, në organizim të Forumit Ekonomik Delfi dhe Asociacionit të Biznesit Grek, me fokus në prosperitetin e rajonit në kohë të kthesave. Ai i përqendrua para së gjithash, në mbështetjen ekonomike për rajonin, duke theksuar në planin ekonomik për investime që u lansua para dy viteve në kuadër të të cilit deri më tani janë miratuar 40 projekte udhëheqëse – grante në vlerë prej 1.8 miliardë.

“Këto projekte ndikojnë në rritjen, përshpejtimin e bashkëpunimit ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së dhe duhet t’i përmirësojnë lidhjen e transportit, atë digjitale dhe energjitike me BE-në. Këto investime do ta shtyjnë rajonin përpara me krijimin e vendeve të punës dhe rritje. E festuam Marrëveshjen e Beogradit për financim me BEI dhe BERZH me projekte kryesore me vlerë prej 2.4 miliardë euro. Folëm për Korridorin 10 – korridorin hekurudhor që lidh BE-në përmes Serbisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut me Greqinë në portin e Selanikut. Po ndërtojmë rrugë të gjelbra jo vetëm midis vendeve, por edhe midis rajoneve tona – BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, theksoi komisari evropian.

Theksoi se vitin e kaluar në kuadër të procesit të Berlinit është arritur një depërtim i rëndësishëm në tregun rajonal. “Në samitin e Procesit të Berlinit vitin e kaluar, pamë depërtim në tregun rajonal ku vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan tre marrëveshje për mobilitet. Tani është e rëndësishme që të ratifikohen dhe zbatohen këto tre marrëveshje që qytetarët të mund të udhëtojnë, të punojnë dhe të shëtisin nëpër rajon siç mundemi në BE. Deklarata për uljen e çmimeve të roamingut me Ballkanin Perëndimor është në realizim dhe do të jetë e dobishme për të gjithë qytetarët dhe do të heqë barrierat”, nënvizoi Varheji në video fjalimin e tij. Në panelin e dytë, përveç Varhejit, do të flasin edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqi, Martin Dvorzhaku, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Çekisë dhe ambasadori evropian Dejvid Gir.