15/01/2025

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka folur për “narrativin” dhe sulmet e mdiave pro-opozitare në adresë të tij dhe BDI-së.

Grubi ka thënë se arsyeja është se shqiptarët e dijnë se shqiptarët asnjëherë skanë qenë më të fortë. Thotë se qytetarët e dijnë këtë dhe se e pranojnë këtë.

“Qytetarët e dijnë se asnjëherë skemi qenë më mirë. Qytetarët e pranojnë se shqiptarët janë të përfaqësuar më mirë se asnjëherë. Shigjetat e sulmeve, janë drejtuar në drejtimin tonë për shkak të Korridorit 8, sepse ky projekt për 30 vite ishte bërë për të mos u realizuar. Kjo po ju pengon. Korridori 8 fillon në Itali, vazhdon në Shqipëri, Maqedoni, vazhdon në Bullgari. Është projekt jetik”, thotë Grubi.
Shton se ata që deri më tani penguin ndërtimin e Korridorit 8-të janë pro-rus, anti-amerikan dhe anti-shqiptarë.