04/10/2024

Nga viti 1991 të hulumtohet origjina e pronave të funksionarëve publik, tha zv. kryeministri Artan Grubi në Forumin Ekonomik në Shkup, duke komentuar mosbesimin në gjyqësor por edhe shtrirjen e korrupsionit në RMV.

Në këtë bashkëbisedime me gazetare-udhëheqësen e panelit, Grubi është prononcuar edhe rreth sulmeve të fundit që adresohen kundër tij nga ana e opozitës.

“Për mosbesimin në gjyqësor ka pasur shumë pakënaqësi tek shqiptarët. Për një rast të njëjtë dënimet janë dhënë sipas përkatësisë etnike.

Qytetarët sot nuk besojnë në asnjë institucion, për shkak se, vlerësoj se mënyra me të cilën përballemi me problemet nuk është e mirë.

Nga opozita ka një “sulm” agresiv ndaj meje javëve të fundit. Gjatë kësaj fushate ndaj meje a është dërguar diçka tek organet kompetente për implikimin tim?”, tha Grubi në Forumin Ekonomik në Shkup.