Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur sot në takim, Zëvendësministren për Europë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Artemisa Malo dhe Ambasadorin z. Fatos Reka.
Sipas njoftimit, Grubi dhe Malo e Reka kanë biseduar për Rrugën e përbashkët europiane të dy vendeve Korridori 8, vendkalimet e përbashkëta kufitare, Portin e Thatë në Strugë dhe të gjitha 21 marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen ndërqeveritare ishin në fokusin e bashkëbisedimit tonë.
Njoftimi i plotë:
Kënaqësi të mirëprisja sot në takim Zëvendësministren për Europë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Artemisa Malo dhe Ambasadorin z. Fatos Reka.
Rruga e përbashkët europiane e vendeve tona, ecuria e realizimit të projekteve të bashkëpunimit tonë ndërshtetëror si Korridori 8, vendkalimet e përbashkëta kufitare, Porti i Thatë në Strugë dhe të gjitha 21 marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen ndërqeveritare ishin në fokusin e bashkëbisedimit tonë.
Potencuam rëndësinë e stabilitetit rajonal, ruajtjes së kompaktësisë proeuropiane, mbështetjen e plotë ndaj politikave të zhvillimit të ndërsjelltë të vendeve tona, rëndësinë e zgjidhjes përfundimtare të kontestit të vendit tonë me Bullgarinë dhe të kontestit të Kosovës dhe Serbisë përmes njohjes së ndërsjelltë.
https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/753528076136713