03/10/2024

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka komentuar votimin e Qeverisë së re, në përbërjen e të cilës janë edhe 3 ministra nga kjo parti.

Taravari tha se e kanë për obligim që të përmirësojnë disa punë në ministritë që do të udhëhiqen ministrat e ASH-së.

Tash ballafaqohemi me pjesëmarrje në Qeveri, e kemi për obligim dhe detyrë që t’i përmirësojmë disa punë në ministritë të cilët do t’i udhëheqim! Ta bëjmë diferencën dhe dallimin në mes të asaj si janë udhëhequr institucionet dhe si do të udhëhiqen prej tash dhe në fund qëllimi kryesor për kyçje ishte të arrihet eventualisht të bëhen edhe të ndihmojmë ndryshimet kushtetuese në RMV.

A do t’ia dalim, koha do ta tregojë. Unë jam optimist, por le të ia lëmë kohës për të parë çfarë dhe si do të arrije në qëllimet përfundimtare ASH”, deklaroi Arben Taravari.