Duke komentuar paknaqësitë brenda BDI-së, ish deputeti dhe njëherë njohës i rrethanave politike në vend, Ruzhdi Matoshi ka thënë se sulmet që janë të orientuara në adresë të Grubit janë iracionale.
Thotë se Grubi është një nga figurat më pragmatike që kanë pasur shqiptarët në këtë pozitë.
Matoshi deklaron se Grubi po sulmohet sepse ka marrë përsipër projektet infrastrukturore më të rëndësishme për shqiptarët në RMV dhe procesin e skriningut po edhe integrimit të vendit në BE.
Ai ka shtuar se zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka konstelacione pragmatike edhe në komunikimin me faktorin ndërkombëtarë po edhe me faktorin e brendshëm politik.
“Për mendimin tim, sulmet mbi Grubin janë iracionale. Nëse flasim për figurën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, mund të themi se figura e tij është një figurë e pragmatizmit politik i cili gjithmonë ndërton një fjali qëndrore në politikë. Sulmet që po i bëhen BDI-së, pse jo, në mënyrë inderekte i bëhen sulme edhe udhëheqësisë apo udhëheqësit të BDI-së. Politikbërësi kryersor, i fjalës kryesore në politikë është kryetari i partisë”, thotë Matoshi.