04/10/2024

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa përflitet se është në një lidhje dashurie me ish-partnerin e Rita Orës, regjisorin francez Romain Gavras.

“Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton karrierën e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues”, thonë burime pranë artistes për britaniken The Sun.

Lipa u fotografua duke lënë pas festën e çmimeve BAFTA në Londër me Gavras javën e kaluar, ndonëse regjisori e ndoqi një distancë të shkurtër pas saj me një kapuç të zi duke fshehur pjesën më të madhe të fytyrës së tij. Ata hynë në një makinë të drejtuar nga shoferi së bashku përpara se të largoheshin.

Dua është beqare që nga ndarja e saj nga modeli Anwar Hadid në vitin 2021ndërsa po atë vit, në muajin mars u konfirmua ndarja e regjisorit francez me Rita Orën.

Dua dhe Rita, prindërit e të cilave janë nga Kosova, nuk e kanë diskutuar kurrë rivalitetin e tyre të përfolur në media dhe pse besohet se nuk kanë një marrëdhënie të mirë për shkak të krahasimeve mes tyre.

Klan News