Largimi i hershëm nga jeta i 22 vjeçarit, Veton Selimi nga Reçani i Gostivarit ka prekur padyshim të gjithë ata që e njohën të ndjerin.
Ne mesin e shumë mesazheve ngushëlluese, edhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Vetonit.
Duke e kujtuar përmes fotografive, Grubi ngushëlloi familjen Selimi për humbjen e më të dashurit të tyre.
Statusi i plotë nga faqja zyratre në Facebook:
Me shumë dhimbje pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Veton Selimit, të riut 22 vjeçar nga Reçani i Gostivarit.
Do ti ruaj si kujtim të përhershëm këto fotografi që i bëmë bashkë!
Ngushëllime të sinqerta familjes Selimi për humbjen e tyre të madhe.
U prehtë në paqe Vetoni!
https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/752181282938059