Është gjithnjë e më e sigurt se nga vera e ardhshme do të rikthehet për familjet tarifa e lirë ditore. Rënia e çmimeve në bursat e energjisë elektrike, ulja e kërkesës, por edhe rritja e prodhimit të energjisë nga objektet vendase janë arsye të mjaftueshme që qytetarët të kenë edhe një herë mundësinë për të shfrytëzuar energjinë e lirë nga ora 2 deri në 4 pasdite.
“Aktualisht ka hapësirë, por duke marrë parasysh zhvillimet në sektorin e energjisë, duhet të presim deri në fund të majit për të pasur të dhënat për pesë muajt e parë dhe pas muajit të gjashtë të bëjmë një llogaritjet. Duam t’u japim hapësirë qytetarëve dhe sidomos pensionistëve që janë në shtëpi në atë kohë apo të papunëve që të përdorin rrymën e lirë”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i iEkonomisë.