Qeveria ia hedh dorezën opozitës. Oferta është që në seancë të njëjtë parlamentare të votohen ndryshimet kushtetuese dhe menjëherë të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këtë për Kanal 5 e ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.
“Ja një ofertë… E di se me këtë do të pajtohen edhe Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe Ali Ahmeti nga BDI. Shkojmë në seancë parlamentare me dy pika të rendeit të ditës. Pika e parë – ndryshimet kushtetuese dhe pika e dytë – shpërbërja e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Urdhëroni, le të hyjnë, le të votojnë – shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Grubi.
Në anën tjetër bfa VMRO-DPMNE kanë deklaruar se Artan Grubi nuk ka mandat për ndryshimet kushtetuese pa u pyetur populli në zgjedhje.
“Pozicioni i tyre së pari ndryshime kushtetuese e më pas zgjedhje do të thotë bien poshtë gënjeshtrat e tyre se kanë shumicë për ndryshimet kushtetuese. Për rrëfimet e Grubit, se tjetër flitet në opinion kurse tjetër gjë para ambasadorëve është mirë që Grubi të tregojë se kush janë ata ambasadorë dhe ata të japin mendimin e tyre për këto qëndrime të rreme të Grubit” – deklaroi Marija Miteva, VMRO-DPMNE.
Rregulli fituesi me fituesin, shtoi ajo, përfundoi në atë moment kur Ali Ahmeti vendosi ta bëjë qeverinë me Zoran Zaevin.
“Ky rregull këtu ka përfunduar dhe është kategori që I takon historisë. Askush s`ka të drejtë morale ta shtrojë këtë kërkesë. Nëse këtu e sheh BDI-ja shpëtimin, themi qartë se amnisti për krime nuk do të ketë”, thotë Marija Miteva zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.(PRESSonline.mk)