15/01/2025

Duke komentuar lajmet e fundit lidhur me djalin e tij, kryeparlamentari Talat Xhaferi, tha se senzacioni është më i madh se sa e vërteta.

Xhaferi tha se Anti-Korrupcioni ka mbyllur procedurën kundër djalit të tij, pa mundur të dëshmojë shkelje eventuale.

Ai tha se edhe djali i tij ose i çdo funksionari, ka të drejta të barabarta, ka të drejtë punësimi, konkurrimi e të gjitha drejtat e tjera.