Gjatë ditës së djeshme (20.02.2023) në intervalin kohor nga ora 08:00 deri më 12:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është realizuar kontrollim aksional për kontrollimin e automjeteve të cilat kryejnë transport publik udhëtarëve. Gjatë kontrollit janë konstatuar 32 kundërvajtje në trafik, prej të cilave 19 për shkak të pajisjeve të frenimit në gjendje jo të rregullt…
Në kontrollim teknik të jashtëzakonshëm janë dërguar 200 autobusë dhe mjete tjera të cilat kryejnë transport publik të udhëtarëve.Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë, njoftojnë nga MPB.