29/03/2024

Një e mitur është sulmuar nga një qen rrugës në Korçë. Burime bëjnë me dije se vajza 8 vjeçare ka qenë në rrugë kur është sulmuar nga qeni.

Menjëherë ambulanca e ka marrë vajzën duke e transportuar drejt spitalit të Korçës për të marrë mjekim.

Nuk dihen ende plagët e të miturës por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.