10/12/2024

Mbrëmja e sotme në spektaklin “Zemër Luana” në Tv Klan ka qenë një natë rrëfimesh, kujtimesh por edhe surprizash duke patur parasysh që ky është episodi i fundit për këtë sezon.

Luana Vjollca dhe kapitenët Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku i janë përgjigjur një pyetësori për ata të tre, ku në pyetjen se cili ka probleme pothuajse çdo javë me veshjen e emisionit, Luana ka zbuluar incidentin e javës së kaluar për të cilin askush nuk e ka vënë re.

Moderatorja dhe autorja ka treguar se ka patur problem me veshjen javën e kaluar dhe ka ndodhur diçka, ku ajo është zbuluar pak më shumë seç duhet. Pavarësisht problemeve, Luana di gjithmonë si t’i përballojë ato në skenë pa u vënë re.

/tvklan.al