08/02/2025

Aktorja e Hollivudit, Stella Stevens, e cila ka aktruar bashkë me Elvis Presley-n në filmin “Girls! Girls! Girls” dhe me Jerry Lewis në filmin “The Nutty Professor” ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Lajmi konfirmohet nga familjarët e saj.

Djali i aktores së njohur tha se ajo kishte kohë që ishte në azil për shkak të problemeve me sëmundjen e Alzeimerit. Stevens do të mbahet mend edhe për rolin e saj në filmin aksion “The Poseidon Adventure”.

Aktorja punoi edhe në televizion në disa seriale si “Murder She Wrote” dhe “Magnum P.I”.