Stefan Bogoev, nënkryetar i LSDM-së në “Studio 10” në “TV24”, deklaroi se një shumicë e stabilizuar dhe e shtuar do të na ndihmojë në reformat në drejtësi. Para rindërtimit, mazhoranca numëronte 64 deputetë. Sa do të llogaritet tani do ta lë të jetë pak sekret dhe do ta shihni javën tjetër. Po e bëjmë për arsye taktike, sepse situata politike është intensive dhe është normale të jemi të kujdesshëm në daljet publike.
Ai shtoi se javën e ardhshme do të bëhet më e qartë se cila do të jetë shumica e re pas daljes së Alternativës dhe Lidhjes Demokratike dhe hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri.
“Shpresoj se deputetët e OBRM-PDUKM-së do ta shfrytëzojnë të drejtën e diskutimit, por kjo të mos kthehet në vonesë të pafundme, sepse vendit i duhet Qeveri funksionale dhe shumicë stabile”, tha Bogoev.
Nndryhse, nënkryetari i LSDM-së tha se pretendimet e opozitës se qeveria nuk ka shumicë janë të pabaza dhe i bëri thirrje që nëse vërtet besojnë në të, ta përfundojnë debatin që të kalojmë në votim dhe të shohim numrat.