15/03/2025

“Me plisin e bardhë të të parëve tanë në kokë në Teatrin Kombëtar Shqiptar në Shkup vazhduam traditën e shënimit të përvjetoreve të pavarësisë së Kosovës”,kështu ka shkruar në “Facebook”,kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në vigjilje të ditës së Plisit, respektivisht 15 vjetorit të Republikës së Kosovës.

Ahmeti ka thënë se kujtimet mbi heronjtë, atdhedashurinë, monopatet e rrugës së lirisë qëndrojnë të pavdekshme ndër breza vetëm përmes këngës e valles.

“Përgëzime trupës artistike të Ansamblit tonë shtetëror dhe të Ansamblit “Drenica” që na rikthyen në kujtesë si shkëndijë frymëzimi rrugën e lavdisë sonë kombëtare”, ka përfunduar Ahmeti.