Kordinatori dhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi nëpërmes një statusi në rrjetet sociale i është përgjiigjur VMRO-DPMNE-së dhe puthadorëve të sajë shqiptarë të cilat kanë lëshuar akuza të pabaza.
Ademi ka thënë se kjo fushatë me lajme të rreme, shpifje, akuza nuk kursejnë asnjë vlerë e standard.
Ai ka thënë se këto ditë ështeë riaktualizuar koalifioni konspirativ, VMRO-Levica.
Reagimi i plotë:
Jemi dëshmitarë të një fushate të përgaditur mirë dhe të koordinuar prej një qendre, fushatë me shpifje, akuza, lajme të rreme, konstrukcione e konsipacione që nuk kursejnë asnjë vlerë, asnjë standard të jetës dhe debatit publik.
Në kohëra vendimtare, lajmërohen këto grupe që shpesh gjejnë gjuhë të përbashkët për të cënuar proceset, si Marrëveshjen e Ohrit, si parimin fitues me fitues, si barazinë, marrëveshjen e Prespës, atë të fqinjësisë së morë, NATO-në dhe BE-në.
Këto ditë riaktualizohet koalicioni konspirativ i përbërë nga VMRO, Levica dhe disa shqiptarë puthadorës që janë vënë në shërbim të plotë si shumë herë më parë në historinë e dy dekadave të fundit.
Sulme të koordinuara pa zgjedhur mjete ndaj Ali Ahmetit, BDI-së dhe eksponentëve të lartë partiak, por edhe familjarëve, janë pjesë e arsenalit të këtyre grupeve të ushqyer nga grupet puthadorëse shqiptare të cilat janë gishti që shkrel revolën e huaj për ti shërbyer dreqit.
Kjo s’ka kaluar asnjë dhe nuk kalon as tash sepse çdo sulm na bën më të fortë e më të bashkuar.
#bashkë