Me ftesë nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, mbrëmë u festua 15 vjetori i pavarsisë së shtetit të Kosovës.
Në mesin e shumë të ftuarve nga vendi, Kosova dhe Shqipëria, i pranishëm ishte dhe zëvendëskryemnistri i parë, Artan Grubi.
Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Grubi ka uruar të gjithë shtetasit e Kosovës për festën e 17 shkurtit, duke potencuar se gjithmonë duhet vazhduar rruga drejt zhvillimit si dhe hapërimit të përbashkët drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Statusi i plotë:
Nën organizimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në vend dhe ambasadorit Florian Qehaja u bëmë sot bashkë për të përcjellur urimet tona me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Si në çdo përvjetor rifreskuam kujtesën mbi qendresën heroike të popullit të Kosovës, reflektuam mbi lidhjen tonë të pashkëputshme kombëtare dhe luftën e saj të drejtë për liri dhe për t’i dhënë fund gjenocidit. Sot Kosova ka sërish krahë vetes si dikur mbarë botën perëndimore për të vazhduar rrugën e saj të zhvillimit. Uroj që përvjetorët e rradhës të jenë triumf i synimeve të progresit dhe hapërim i përbashkët drejt integrimit në Bashkimin Europian.745661903589997