29/03/2024

Çdo vit, NFL mbledh disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës për të performuar në gjysmën e parë të Super Bowl. Nga Beyoncé te Paul McCartney te Lady Gaga, shfaqja e pjesës së parë të Super Bowl tërheq miliona shikues në mbarë botën. Kjo është arsyeja pse shumë muzikantë ëndërrojnë ditën kur do të ftohen të performojnë atje.

Megjithatë, muzikantët nuk marrin asnjë tarifë për atë performancë. Në vend të kësaj, NFL paguan të gjitha shpenzimet që lidhen me prodhimin, duke përfshirë shpenzimet e udhëtimit.

E përzgjedhura e këtij viti ishte Rihanna, e cila ndërkohë që performoi njoftoi se është shtatzënë me fëmijën e dytë. Mirëpo, ajo tërhoqi vëmendjen edhe për veshjet e saj.Këngëtarja ishte e veshur me të kuqe, dukej sa ‘casual’ dhe sportive me atletet e saj, që spikatën. Ato ishin një prodhim mes Maison Margiela dhe markës sportive Salomon, të cilat janë të dizajnuara për shëtitje.

Të dyja markat kanë kombinuar sportin me modën, duke krijuar MM6 X Salomon Cross Lov, me çmim rreth 5,000 dollarë.

Pas performancës ikonike të Rihanna-s gjatë Super Bowl, kërkesa për këtë model atlete u rrit pafundësisht./abcnews.al