06/02/2025

Mehmet Topal, një nga emrat e rëndësishëm të futbollit turk, shkoi në qytetin e tij Malatya, i cili u godit nga fatkeqësia e tërmetit dhe ndihmoi ekipet e kërkim-shpëtimit.

Mehmet Topal, një ish-futbollist i kombëtares turke që luajti në Superligë me fanellën e Galatasaray, Fenerbahçe, Beshiktas dhe Basaksehir dhe luajti në gjigantin spanjoll Valencia, solli ndihma në qytetin e tij Malatya, përcjell LIG Sport.

Sipas raportimit të Fanatik, Mehmet Topal, i cili ka mbërritur në rajon ditën e dytë të tërmetit, ka dërguar 1 kamion me ndihma dhe një ambulancë. Më pas, ish-futbollisti i kombëtares udhëtonte çdo ditë një nga një nëpër fshatra dhe furnizimet që blinte nga krahinat e afërta i dërgonte në këto fshatra.

Mësohet se Mehmet Topal, i cili gjatë natës ka fjetur për disa orë në kamionçinën e tij dhe gjatë ditës mbante materiale ndihme, në mbrëmje ka ndihmuar ekipet e kërkim-shpëtimit.FutbooCom