Ka vazhduar edhe sot Mbledhja e Kuvendit në të cilën pritet të zgjidhet e votohet shumica e re parlamentare, në të cilën do të jenë BDI-ja, LSDM-ja, ASH-ja dhe deputetë të pavarur.
Shumica numëron 65 deputetë, kurse nga kjo shumicë e re ka frikë VMRO-ja e Hristian Mickosit e cila me anë të fjalimeve të gjata dhe replikave e kundër-replikave, po mundohet të zgjasë edhe më shumë të fiton kohë që të shtyhet edhe më tutje votimi i shumicës së re.
Në fjalimet e tyre, jo përmbajtësore, VMRO-ja po tenton të njollosë figurat e ministrave e zv.ministrave shqiptarë, të cilët si duket i ka therë në sy dhe çdo deputet i tyre kapet me BDI-në dhe Reçicën e Vogël dhe thonë se Qeveria po udhëhiqet nga selia e BDI-së.
Kjo nuk është hera e parë që deputetët e VMRO-së bëjnë një gjë të tillë, kjo është një letër që tashmë është lexuar nga të gjithë qytetarët dhe po “mbështetet” në mënyrë anonime nga BESA dhe Alternativa, të cilët me gjasë do të jenë partnerët e ri të opozitares VMRO.
Në vigjilje të kësaj, kujtojmë se Afrim Gashi javë më parë, kishte takim me Hristian Mickoskin kurse në Kuvend erdhi edhe ftesa zyrtare nga VMRO-ja, deputet të së cilës thanë se dera e bashkëpunimit me Alternativën mbetet e hapur.