Ka shkuar në më shumë se 21 mijë numri i viktimave, pas tërmetit shkatërrimtar që goditi rajonin mes Turqisë dhe Serbisë.
Ekipet e kërkim-shpëtimit bënë përpjekjet e fundit gjatë natës të së enjtes për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.
Shifra e re, e cila me siguri do të rritet, përfshin mbi 17,600 njerëz të vdekur në Turqi dhe më shumë se 3,300 në Siri.
Gjithashtu, dhjetëra mijëra njerëz u plagosën.
Edhe pse ekspertët thonë se njerëzit mund të mbijetojnë për një javë ose më shumë, shanset për të gjetur të mbijetuar në temperaturat e ulëta, po zbehen.
Ndërsa ekuipazhet e emergjencës dhe të afërmit gërmuan nëpër rrënoja. Presidenti i Turqisë Recep Tayyp Erdogan e quajti tërmetin “fatkeqësia e shekullit”.