10/12/2024

Të martën marina amerikane nisi të nxjerrë nga thellësitë e oqeanit Atlantik, pjesë të balonës spiune kineze, njofton Zëri i Amerikës.

Pasi arriti të nxjerrë strukturën rrethuese të balonës që pluskonte në sipërfaqen e oqeanit, marina amerikane po zhvillon kërkime në thellësi për mbledhjen e mbetjeve të balonës gjigante të asgjesuar me një raketë lëshuar nga një avion luftarak të shtunën në brigjet e Karolinës së Jugut, thanë zyrtarët.

Ekipe të marinës amerikane dhe rojes bregdetare po përdorin dronë nënujorë për të gjetur dhe përcaktuar zonën ku janë fundosur mbetjet e balonës.