04/10/2024

ShowbizIsh e dashura e Amosit gëzohet për daljen e tij, ka edhe një koment për Oltën dhe Dean 1 orë më parëIsh e dashura e Amosit, Gigliola Haveriku duket se është lumturuar për daljen e tij nga shtëpia e Big Brother.

Ndaj ajo ka dy komente tejet pikante dhe thumbuese për dy nga mikeshat e ish të dashurit të saj.

Njërën e ka për Oltën duke thënë që më shumë qau për Amosin sesa për letrën e burrit të saj, ndërsa nuk ka kursyer as Dean duke thënë se tani që Amosi doli jashtë shtëpisë ajo po ha veten nga inati.

Ndërkohë që Amosi i është bashkuar opinionistëve në studio dhe është përballur menjëherë me komentet e para pas daljes nga shtëpia.
Opinionistët komentuan edhe deklaratën ofenduese të Amosit për Kiarën, të cilën aktori tha se nuk e mbante mend.