17/07/2024

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, si dhe ministrat e Arsimit dhe Ekonomisë, Jeton Shaqiri dhe Kreshnik Bekteshi mbrëmjen e së mërkurës kanë takuar për një bashkëbisedim banorët e këshillit vendor “Skender Metallari” të degës së BDI në Çair të Shkupit.

Me këtë rast zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi mes tjerash ka folur edhe për iniciativën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti për krijimin e “Frontit për Europë”.

“Po flasim për një koncept të ri që po e promovon kryetari për ti bashkuar gjithë shqiptarët, për ti bashkërenditë përpjekjet tona për integrim në Bashkimin Evropian. Po flasim këtu për të gjitha partitë politike edhe BDI, edhe Aleancë, Alternativë, PDSH, Besa dhe gjitha partitë që ekzistojnë, t’i unifikojmë përpjekjet tona dhe të mundësojmë ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim që ta zhbllokojmë ecurinë drejt BE-s. Bisedimet janë zhvilluar me Aleancën, sot edhe me Alternativën si duket po arrihet një farë bashkimi midis shqiptarëve, por edhe me partitë tjera politike maqedonase, LSDM, PRSD, PLD…, partitë turke, rome dhe të gjithë të tjerat që janë pro BE-së, besojë se shumë shpejt kjo do të fillon të zyrtarizohet”, tha Grubi në fjalën e tij.(Indeks.mk)