Presidenti turk, Rexhep Tayp Erdogan në një konferencë për media që u transmetua në mediat turke ka thënë se në ndihmë të Turqisë pas fatkeqësisë së tërmetit janë rreshtuar shumë shtete duke i ofruar ndihmë.
Erdogan ka thënë se lutet për viktimat dhe vendin dhe ka shprehur ngushëllime për familjarët.
“Allahu i mëshiroftë vllezërit e motrat tona, bashkëvendasit tonë të cilët kanë humbur jetën. Lutemi për vendin tonë”, tha mes tjerash Erdogan.