25/04/2024
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Erërat e forta dhe stuhitë e borës mbyllën rrugët dhe lanë më shumë se 25 mijë familje në Serbi pa energji të dielën, ndërsa pemët e rrëzuara ndërprenë trafikun në Kroacinë dhe Malin e Zi fqinjë.

Në Kroaci, një alarm i kuq është shpallur për rajonet përgjatë bregdetit të Adriatikut për shkak të erërave veriore që vlerësohen të arrijnë 130 kilometra në orë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Autoritetet në qytetin bregdetar të Budvës të Malit të Zi paralajmëruan qytetarët që të qëndrojnë brenda pasi era e fortë të shtunën shkatërroi një çati shkolle, rrëzoi pemë dhe shtylla llambash, fundosi një varkë turistike dhe ndërpreu trafikun përgjatë bregdetit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 940x400