Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe kryetari i komunës së Tearcë – Nuhi Neziri, në suaza të takimeve “Bashkë për Europë” të kryetarit të kësaj partie me qytetarë dhe bazën partiake tha se me një angazhim strategjik ndaj kërkesave të qytetarëve, ne u ballafaquam edhe me shumë sfida, si kriza ekonomike, energjetike, por arritëm të menaxhojmë mirë me të gjitha këto pengesa.
“Arritëm projekte kapitale, si çerdhe për fëmije, hapësira rekreacioni, rinovuam shumë shkolla, salla, infrastrukturë rrugë dhe kanalizime, realizuam sistemin e mbyllur për vaditje të tokës bujqësore, stacion filtrimi për ujë të pijshëm, asfaltuam dhe bekatonizuam të gjitha vendbanimet, si dhe shumë aktivitete të mbështetura nga të gjitha zëvendëskryeministri, ministrat dhe drejtorët. Realizuam poashtu zgjedhjet e brendshme partiake, ku zgjodhëm në drejtime të rëndësishme breza të rinj që janë pjesë e strukturës së BDI-së”, tha mes tjerash në fjalën e tij Neziri. (Indeks.mk)