Lidhur me debatin mbi ndërtimin e godinës së re dhe më të madhe të çerdhes “Fidani” në Çair të Shkupit ka reaguar edhe shefi I diplomacisë, njëkohësisht zyrtar i lartë partiak dhe i degës së Çairit pranë Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, informon Indeks.mk
Ai me një postim në rrjetin social Facebook thotë se ky debat le të shërbej si një garë në të ardhmen për më shumë projekte në interes të qytetarëve të Çairit.
“Kush e solli Çerdhen! Gara kush ka bë projekte më shumë për njerëzit është e shëndetshme. U shndërroftë në olimpiadë projektesh për shërbimet që ja bëjmë vendit dhe njerëzve”, ka shkruar Osmani.
https://www.facebook.com/bujar.osmani.942/posts/1987979654739261