29/03/2024

Kryetari i degës së BDI në Dibër, Artin Spahiu ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në degën e BDI në Çair, duke theksuar se kritika nuk ka pasur për dështime dhe paaftësi, por të gjitha bëhen për interesa personale.

Madje, Spahiu shkruan se të dalësh të kritikosh funksionarët e partisë pa asnji arsye, vetëm për interesa personale, është më shumë se dyfytyrësi- Dashakeqësi.

Të kërkosh BDI-në e para tetë viteve, do të thotë që, si atëherë, kur ata që nuk kishin pushtet dhe nuk kishin funksione luftonin me mish e me shpirt për të mbrojtur bashkëpartiakët e tyre nëpër funksione kur ata akuzoheshin për krim, korrupsion, amoralitet, keqpërdorim detyre, paaftësi… dhe asnjëherë nuk dolën për të kritikuar njëri tjetrin, ndërsa në anën tjetër të dalësh të kritikosh funksionarët e partisë pa asnji arsye, vetëm për interesa personale, është më shumë se dyfytyrësi- Dashakeqësi!