Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar sot opinionin për mbajtjen e mbledhjes së Komitetit drejtues për Korridorin 8 dhe 10D, në të cilën është propozuar që negociatat me konzorciumin ndërkombëtar Bechtel Enka të fillojnë më 6 shkurt 2023 dhe të zgjasin 21 ditë.
Këtë konkluzion të Komitetit e ka miratuar njëzëri Qeveria. Pas përfundimit të procesit të negociatave që dо t’i realizojë konsulenti juridik i përzgjedhur, IRD Engineering, do të pasojë nënshkrimi i marrëveshjes me Bechtel Enkën dhe në pranverën e hershme pritet që të vendoset gurëthemeli i Korridorit 8, projektit më të madh infrastrukturor në vend me një rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të mbarë rajonit.
“Pas nënshkrimit të marrëveshjes për konsulencë juridike dhe mbikëqyrje me konzorciumin IRD Engineering, sot mbajtëm seancën e Komitetit drejtues për Korridorin 8 dhe 10D, pas së cilës Qeveria miratoi njëzëri konkluzionin e propozuar që negociatat me konzorciumin Bechtel Enka të fillojnë më 6 shkurt 2023 në Shkup dhe të vijojnë për 21 ditë. Uroj proces të mbarë të negocimit dhe konkretizimit të detajeve të kontratës, pas nënshkrimit të së cilës në pranverën e hershme do të vendosim gurëthemelin dhe do të fillojmë procesin e punës në terren për realizimin e projektit më të madh dhe më të rëndësishëm infrastrukturor për vendin dhe rajonin.” – ka njoftuar Grubi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/737047144451473