Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Fisnike Bekteshi Shaqiri në fjalimin e sajë para banorëve të Jegunovcit ka deklaruar se bartja e funskionit publik është përgjegjësi.
Sipas saj, nëse bëjmë një krahasim nga viti 2001 e deri më sot, dallimi është shumë i madh
“Sot do të shqyrtojme punët që kemi bërë dhe që duhet bërë, sepse të barti një funksion pubik është një përgjëgjësi. Nesë bëjmë krahasim nga viti 2001 e deri më sot, dallimi është shumë I madh. Lufta u bë për të drejtat tona, për flamur, gjuhë, universitet, instucione dhe përfaqësim. Pati lufte, por u bë për të sjellur paqe dhe drejtësi në këtë vend. Ishte pikërisht Ali Ahmeti që bëri vendin anëtar në NATO, tashmë përpara kemi dhe kapitullin për anëtarësim në BE. Më ndryshimet kushtetuese do të ndryshohet dhe e ardhmja e këtij vendi”, deklaroi Bekteshi-Shaqiri.