13/07/2024

Zv/drejtori i DAP-it Abdulselam Selami dhe Drejtoresha e të Ardhurave Publike,Sanja LLukarevska zhvilluan njç takim me odën e zejtarëve në RMV.

‘Bashkëpunimi me të gjitha faktorët është i rëndësishëm, sepse në këtë mënyrë krijojmë sisteme të përshtatshme për të gjithë, gjithmonë duke ju referuar rekomandimeve të Unionit Evropian.
Bashkëpunimin me Odën e Zejtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithmonë e kemi pasur dhe vazhdojmë ta kemi te sinqertë, konstruktiv dhe shumë profesional, sepse vetëm në këtë mënyrë kontribuojmë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, traditave, dokjeve, si dhe zhvillimin e artizanaleve, që janë karakteristike për ne, e që ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit’ thotë Selami.